Shihej si pretendente për çmimin e madh, Juliana Nura reagon për herë të parë pasi u rendit e treta në BBVK

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Juliana Nura ka qenë një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Kosova”. Ajo ka qenë kryefjalë e shumë dinamikave në shtëpi duke u parë nga shumë njerëz si pretendete për të fituar çmimin e madh.

Por, Juli u rendit e treta, me Vedatin dhe Stresin që u vendosën përballë dhe në fund reperi triumfoi. Kjo pati edhe zhgënjime nga fansat e modeles, por vetë kjo e fundit thotë se është fituese pasi ka vjedhur zemrat e publikut.

Në reagimin e saj të parë në mediat sociale pas fitores, Juli shkruan se ka qenë personazh dhe i ka shpëtuar 14 nominimeve.

“Unë kur kam dalë nga “Big Brother VIP Kosova”, komentet, njerëzit, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se jam mbushur aq shumë me lumturi, thjesht unë atë minutë që kam dalë nga shtëpia e Big Brother-it, kur kemi hy në arenën Klan Kosova thjesht entuziazmi i publikut ato letrat që i kanë pasur me fotografinë time, ishte aq mirë, aq e përmbushur me dashuri se unë tashmë jam fituese. Edhe pse jo çmimin e madh, unë e kam fituar çmimin më të madh që jeni ju, publik i dashur. Thjesht ju adhuroj, ju dua shumë. Faleminderit shumë që më keni votuar, më keni votuar pandërprerë se e di që ky rrugëtimi im nuk ka qenë i lehtë siç e keni parë, kam qenë 14 herë e nominuar nga banorët dhe ju publik i dashur më keni shpëtuar çdo javë. Unë thjesht kam qenë personazh, ju më keni bërë personazh që njihet tani gjithandej”, tha ajo.

Të ngjashme