Arsenali pranoi gol nga një goditje indirekte pavarësisht se 11 lojtarë u rreshtuan para vijës së portës kundër Sydney Wanderers.
Nikoqirët u shpërblyen me një goditje indirekte brenda zonës së 6-metërshit të portierit kundërshtar, dhe në përpjekje për ta parandaluar golin, Arsenali vendosi të mbrohet me tërë lojtarët që kishte në dispozicion.
Fillimisht goditja e parë u bllokua nga Nacho Monreal, por fatkeqësisht për Arsenalin, Steve Lustica nuk huqi nga përpjekja e dytë.
Australiani “nguliti” topin në pjesën e epërme të portës.
Sidoqoftë, në fund Arsenali triumfoi me rezultat 3:1.
https://youtu.be/vvR9S3a80v0