Në Shqipëri sot vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore, më të dukshme vranësirat do jenë në zonat lindore dhe qendrore ku priten shira afatshkurtër.
Pasditja vijon me shira afatshkurtër në Juglindje, por shira të izoluar do të ketë edhe në veri dhe pjesërisht në qendër.
Sipas Meteoalb era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi deri në 27 km/h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin 32 gradë.