Kur kanë mbetur edhe më pak se 48 orë deri në fillim të ndeshjes, afër 9000 bileta janë shitur vetëm në Suharekë.
Interesim i jashtëzakonshëm për ta përcjell nga afër ndeshjen FC Ballkani vs Shkupi.
Suharekasit janë një hap larg kualifikimit në fazën e grupëve të Konferencë Ligës, duke u bërë skuadra e parë kosovare e cila merr pjesë në garat evropiane.
E për ndeshjen e të enjtes ndaj Shkupit, Ballkani ka kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët kosovarë për këtë ndeshje historike.