Shitësit amerikanë tashmë mund të tregtojnë në Alibaba

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti online Alibaba ka hapur dyert për shitësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në platformën e saj më të vjetër, Alibaba.com.

Kjo kompani tani u ofron mundësi firmave amerikane që të shesin në këtë platformë në SHBA dhe vende tjera të botës.

Ky hap do t’i mundësojë kësaj kompanie, që tradicionalisht ka qenë e fokusuar në Kinë, që të garojë edhe me gjigantë tjerë siç është Amazon.

Ky vendim vjen në kohën e tensionimit të marrëdhënieve në mes të SHBA-së dhe Kinës, të cilat janë përfshirë në një luftë tregtare nga viti i kaluar.

Dy vjet më parë, themeluesi i kompanisë Alibaba, Jack Ma, është takuar me presidentin amerikan Donald Trump, të cilët kanë diskutuar një plan për rritje të prezencës së kësaj kompanie në Amerikë, ashtu edhe për forcimin e marrëdhënieve në mes të të dyja shteteve.

Mirëpo marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë vazhduar të përkeqësohen gjatë këtij viti për shkak të tarifave ndaj njëra-tjetrës.

Alibaba ka thënë se ka 10 milionë blerës aktivë në më shumë se 190 shtete dhe rajone. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme