Shitet apartamenti i Titos në New York, paratë iu jepen vendeve të ish-Jugosllavisë

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 09:05 | Nga

Apartamenti dykatësh në New York në pronësi të ish-Jugosllavisë do të shitet me vlerë prej 12.1 milion dollarë ndërsa paratë nga shitja do të ndahen mes vendeve të ish Jugosllavisë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Apartamenti i cili ka gjashtë dhoma gjumi dhe katër banjo është shfrytëzuar nga ambasadorët jugosllav në SHBA e në të ka qëndruar dhe ish kryetari Josip Broz Tito gjatë vizitave në Nju Jork.

Apartamenti, sipas Zhurnal.mk i cili nga viti 1992 qëndron i zbrazur është blerë në vitin 1975 në shumë prej 100 mijë dollarë, shpenzimet për mirëmbajtje i ka paguar deri më sot Serbia andaj kërkon 40% nga shitja.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme