Hummeri i famshëm i ish reperit, Tupac Shakur ka ndërruar pronar. Hummeri të cilin Tupac e kishte blerë një muaj para se të vritej është shitur dje në ankand për 206 mijë dollarë.
Megjithatë kjo vlerë është më e vogël për 130 mijë dollarë se sa ishte blerë vitin e kaluar nga një biznesmen i Ohajos, shkruan Indeksonline.
Hummeri është blerë nga një ofertues anonim, ndërsa thuhet se është në gjendje perfekte.
Kjo ishte vetura të cilën e kishte ëndërruar Tupac, por që nuk arriti ta gëzoi sepse pas 4 javësh që e bleu ai u vra.