Sipas një raporti të fundit të shitjeve thuhet se shitjet e Apple MacBook u rritën për rreth 30% në tremujorin e fundit.
Lajmi vjen në një raport i publikuar nga TrendForce të cilët kanë thënë se dërgesat e laptopëve të Apple u rritën me 30.3%.
Modeli i ri 12 inç Retina MacBook duket e ndihmoi rritjen e shitjeve të laptopëve të Apple për tremujorin përkatës.
TrendForce pret që dërgesat e MacBook do të regjistrojnë një rritje vijuese në tremujorin e tretë dhe të katërt, sepse Apple gjithashtu do të lëshojë produkte të reja për të dy periudhat.
Apple pritet të sjell versione të reja të linjës së saj MacBook më vonë këtë vit me disa ndryshime të rëndësishme në dizajn, të cilat mund të ndihmojnë që edhe më tej të rriten shitjet e laptopëve të famshëm.