Vendi ynë ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq. Reshje të pazakonta shiu për këtë muaj janë regjistruar thuajse në të gjithë territorin.
Në qytetin e Durrësit gjatë natës reshjet kanë qenë me intensitet të shtuar. Gazetari Leonidha Musaj raporton se shiu ka sjellë përmbytje në rrugët e qytetit. Siç shihet nga pamjet rrugët janë mbuluar nga uji, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.
Ndërkaq, sinoptikanët kanë parashikuar që edhe ditën e sotme do të ketë prezencë të vranësiarve dhe reshjeve thuajse në të gjithë territorin e vendit.