Shiu shkakton rrëshqitje të dheut në Japoni, të paktën 20 persona janë zhdukur

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 20 persona janë shënuar të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shiu i madh goditi qytetin japonez të Atamit, jo shumë larg Tokios, thanë zyrtarët.

Një zëdhënës i prefekturës Shizuoka tha se balta mbuloi dhjetëra shtëpi, raporton cnn.

Operacioni i shpëtimit përfshiu ushtrinë, policinë dhe zjarrfikësit, dhe në zonën më të gjerë, popullata mori një paralajmërim për evakuim.

Qyteti i Atami është një vendpushim bregdetar dhe pjesa e tij e prekur nga rrëshqitja e tokës është e njohur për burimet e ujit të nxehtë dhe tempullin.

Autoritetet e ndihmës së parë dhe zjarrfikësit tashmë kanë dal në vendin e ngjarjes për t’i ndimuar njerëzit.

Ndryshe, Kanadaja për dallim nga Japonia është përfshirë nga temperaturat shumë të larta ku ka shkruar qindra viktima.

https://www.youtube.com/watch?v=a3GMSInONaE
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme