Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë personalisht në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, për shkak të pandemisë së coronavirusit – e cila ka ndikuar në mënyrën e ndërveprimit mes udhëheqësve botërorë.
Sipas CNN, lajmi u bë i ditur nga shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, Mark Meadows, i cili potencoi se Trump do të qëndrojë fizikisht larg nga forumi vjetor në qytetin e New York-ut, kështu, pritet që presidenti amerikan, të jetë i pranishëm në mënyrë virtuale.
Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se në çfarë cilësie do të marrë pjesë kreu i SHBA-së në këtë mbledhje.
Mbledhja e liderëve botërorë po cilësohet si problematike për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Vetëm muajin e kaluar, Trump pati njoftuar se do të kërkojë të shtyjë takimin e G7 deri pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
“Takimi me shumë gjasa do të organizohej dikur pas zgjedhjeve”, pati deklaruar presidenti amerikan.