Shkaku i reshjeve, në Prishtinë e Fushë-Kosovë do të ketë reduktime të ujit të pijshëm

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se shkaku i reshjeve të dendura atmosferike  në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e “Ibrit Lepencit”.

Nga KRU “Prishtina”, thonë se impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

Si pasojë e kësaj, Fushë-Kosova, Obiliqi e disa lagje të Prishtinës do të përballen me reduktime të ujit nga ora 10:00 deri 16:00.

“E për këtë, Fushë-Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë  reduktime të ujit duke filluar sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00, pastaj ujë do të keni nga ora 16:00- 20:00, pastaj reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit. Në pozitë më të rënduar e kemi komunën e Drenasit, por autobotët/ autocisternat do jenë aty për t’i furnizuar qytetarët me ujë. Po ashtu edhe në Fushë Kosovë në kohën e reduktimit do të vendosim autobot për furnizim me ujë deri në tejkalimin e situatës. Fshatrat e Podujevës do të reduktohen gjatë ditës diku rreth 3 orë. Një situatë e tillë vazhdon deri në  përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme