Shkaqet e djersitjes gjatë natës

Prishtinë | 19 Shk 2024 | 02:51 | Nga Ekonomia Online

Mjekët shpesh i dëgjojnë pacientët e tyre të ankohen për djersitjen gjatë natës. Nëse është shumë nxehtë në dhomën e gjumit dhe jeni mbuluar më shumë seç duhet, është normale që të djersish gjatë natës.

Nëse afshet e nxehta gjatë natës, nuk lidhen me ambientin e nxehtë, mund të jenë si pasojë e këtyre shkaqeve:

Menopauza – Afshet e nxehta që shoqërojnë menopauzën mund të shfaqen gjatë natës dhe shkaktojnë djersitje. Kjo është një ndër shkaqet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës të grave.

Hiperhidroza idiopatike – Është një gjendje ku trupi prodhon në mënyrë kronike shumë djers pa një shkak mjekësor të identifikueshëm.

Infeksionet – Turbekulozi është një infeksion që lidhet më së shumti me djersitjen gjatë natës. Ndërsa infeksionet bakteriale, si endokardit (inflamacion i valvulave të zemrës), osteomieliti (inflamacion në kocka) dhe lungat mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës. Këto mund të jenë simptomë edhe e infeksionit HIV.

Kanceri. –Djersitjet gjatë natës janë një simptomë e parë e disa llojeve të kancerit. Lloji më i zakonshëm i kancerit që lidhet me djersitjet gjatë natës është limfoma.

Ilaçet – Përdorimi i disa ilaçeve të caktuara mund të çojë në zhvillimin e djersitjes gjatë natës. Ilaçet kundër depresionit sidomos mund të shkaktojnë simptoma të tilla. 8-22% e njerëzve që marrin mjekime për depresionin mund të kenë djersitje natën. Ilaçet që përdoren për të ulur temperaturën, si aspirina dhe acetominofen, mund të shkaktojnë gjithashtu djersitje. Shumë ilaçe të tjera mund të shkaktojnë djersitje ose skuqje.

Hipoglicemia – Nivelet e ulëta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë djersitje. Njerëzit që marrin insulinë ose mjekime orale për diabetin mund të kenë hipoglicemi gjatë natës, që shoqërohet me djersitje.

Çrregullime hormonale – Djersitja mund të jetë gjithashtu simptomë e disa çrregullimeve hormonale, si hipertiroidizmi apo sindroma karcinoide.

Gjendjet neurologjike – Gjendjet neurologjike si disrefleksia autonomike, goditja në tru dhe neuropatika autonomike mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme