Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Shqipëri shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Shkodrës Ahmet Jangulli.
Në seancën e së mërkurës, gjyqtari administrativ doli me probleme në të tre komponentët.
Pasuritë e pajustifikuara e vunë në pozitë të vështirë para kontrollit të Vettingut anëtarin e Këshillit të Emërimeve në drejtësi, që iu nënshtrua me prioritet sitës së trefishtë.
Gjyqtari Ahmet Jangulli nuk justifikonte të ardhurat për një hua prej 12 milionë lekë të dhënë tek tre persona, mënyrën si ka shkëmbyer një automjet dhe gjithashtu ka probleme me figurën e aftësitë profesionale, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
KPK tha se ndaj Ahmet Jangullit ka dyshime se për efekt ryshfeti ka ndryshuar veprën penale ndaj dy të akuzuarve, nga falsifikim dokumentesh në mbajtje dokumentesh të falsifikuara.