Shkarkohet me 33 vota kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prishtinë

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 16:45 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën ka shkarkuar kryesuesin Pëllumb Bajqinovci, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raporton Ekonomia Online.

Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Në sallë ishin asamblistët e Vetëvendosjes, PDK-së, AAK-së e AKR-së.

Bajçinovci ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.

Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “rrëmbim të pushtetit”. Bashkë me Bajqinovcin , pas fjalimit e para.

Të ngjashme