I shkarkuari nga AKI, Driton Gashi, drejt Presidencës

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 08:56 | Nga

Driton Gashi, ish drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, që ishte shkarkuar nga kjo pozitë pas skandalit me deportimin e gjashtë shtetasve turq që kërkoheshin nga qeveria e Erdoganit për lidhje me Gulenin, është afër të rikthehet me punë në institucione publike.

Gashi është në listën e ngushtë të kandidatëve për të qenë Sekretar i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Në bazë të një dokumenti të siguruar nga Indeksonline, shihet që Gashi është në këtë listë bashkë me Shpejtim Nishorin e Isa Lahin.

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Administratës Publike, e cila ka treguar hollësisht për konkursin e kësaj pozite të rëndësishme në Presidencë.

“Pas përfundimit të procedurës së konkurrimit kandidatët potencial për procedurë të mëtejme të emërimit për pozitën Sekretar i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës janë: Driton Gashi, Shpejtim Nishori si dhe Isa Lahi”, thotë MAP’ja.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme