Një aksion i madh antidrogë është finalizuar së fundmi në Ballkan, ku janë vënë në pranga 148 persona, mes tyre edhe shqiptarë.
Mediat rumune shkruajnë se në operacion janë përfshirë agjentë policie nga vendet e Ballkanit, por edhe nga 20 shtete të BE, transmeton Top Channel.
Sipas të dhënave të para bëhet ditur se nga operacioni janë sekuestruar 300 kg drogë dhe 160 armë.