Në Francë është shkatërruar një rrjet trafikantësh të paligjshëm të migrantëve të cilët brenda një viti kanë trafikuar 2.500 deri 3.000 shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës në vend. Sipas burimeve franceze, nëntë persona kanë qenë të involvuar dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal.
Katërmbëdhjetë nga ta janë arrestuar në rrethinën e Parisit dhe në verilindje të vendit, shkruajnë mediat franceze, përcjellë albinfo.ch. Nëntë nga ta, në mesin e të cilëve katër organizatorët e rrjetit janë paditur.
Ata akuzohen për “ndihmesë për hyrje apo ndihmesë të qëndrimit ilegal të një të huaji në territorin francez, në mënyrë të organizuar”, ka pohuar për Agjnecinë franceze AFP, Frédéric Nahon, prokuoror i Republikës Chaumont (verilindje), duke precizuar se tashmë janë burgosur tre persona.