Shkatërrohet një bandë në Itali, 25 ishin shqiptarë

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 16:03 | Nga

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare dhe një marokene, që merreshin me trafik droge dhe shfrytëzim prostitucione. Të paktën 50 persona kanë përfunduar në pranga në një sërë operacionesh në qytete të ndryshme në veri të Italisë. Lajmi është konfirmuar nga disa media italiane që theksojnë se 25 prej tyre janë shqiptarë, transmeton abcnews.

Idenditeti i të arrestuarve ende nuk dihet. Mësohet se mes të arrestuarve gjendet dhe një shqiptar që punonte si picajol ndërsa bashkëshortja e tij mbahet në arrest shtëpiak. Gjatë zhvillimit të operacioneve të ndryshme është sekuestruar një shumë parash prej 37 mijë euro.

Vetë policia italianë njofton se në Bolonja është sekuestruar rreth 1 ton hashash në një kamion. Lënda narkotike vinte nga Maroku dhe do të shpërndahej në rajonin e Lacios dhe Emilia Romanja. Në drejtim të këtij trafik ishin shtetas shqiptarë. Aktualisht hetimet po drejtohen nga prokuroria e Milanos.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme