Durrësi i Shqipërisë ka qenë pikëndalesa e USS Ramage, shkatërruesit të raketave të komanduara.
Është Ambasada e ShBA-së në Tiranë që ka njoftuar për mbërritjen e kësaj pajisjeje, transmeton KlanKosova.tv.
“Mirësevjen në Shqipëri USS Ramage! Shkatërruesi i raketave të komanduara i klasit Arleigh Burke USS Ramage (DDG 61) – pjesë e Carrier Strike Group (CSG) 12, Gerald R. Ford CSG, mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë portuale të planifikuar. Vizita në port ofron mundësinë për të përmirësuar partneritetin SHBA-Shqipëri në mbrojtje dhe ndërveprimin tonë të vazhdueshëm si aleatë në NATO”, thuhet në njoftim.
“Komandanti i USS Ramage Tim Yuhas përshëndeti homologët e tij të marinës shqiptare në Ramage dhe vuri në dukje se marrëdhënia me Shqipërinë është ndërtuar mbi një themel të vlerave, përvojave dhe vizionit të përbashkët”.