Policia e Kosovës ka arrestuar, në orët e mbrëmjes, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për medie zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kurti e Kadaj ishin në arrest shtëpiak, por të dy dje kishin dalë në shesh për të festuar fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë.