Futbollistët e rinj me origjinë nga Kosova po shkëlqejnë në klubet e ndryshme në shtetet perëndimore. Njëri ndër ta është edhe Edin Hyseni, i cili i mbron ngjyrat e klubit Wacker Burghausen në Regional liga Bayern.
Ky futbollist i lindur më 7 janar 2002 u shkollua ne Akademinë e klubit te mirënjohur 1860 Munchen që ka zbuluar shumë talentë dhe renditet në vendin e parë në Bundesligan gjermane për zhvillimin e futbollistëve.
Aktualisht, Hyseni luan te Wacker Burghausen në Regional liga Bayern dhe këtë të diel fituan si mysafir kundër FC Pipinsried me rezultat 6-0, kurse ai shkëlqeu me tre gola në minutat 50, 64 dhe 62.
Edini ka zhvilluar gjithsej 35 ndeshje me Burghausen dhe klubi i ka ofruar kontratë të re në kohëzgjatje prej dy vitesh, por ende nuk e ka firmosur pasi ka ofertë edhe nga klube te mirënjohura nga Bundesliga Gjermane dhe Turqisë.
Ambiciet e tij janë që një ditë të jetë pjesë e Kosovës U-21 dhe pse jo edhe e ekipit të parë.