Shkëlzen Gashi fiton çmim të rëndësishëm në ShBA (Foto)

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 19:50 | Nga

Mesfushori nga Kosova, Shkëlzen Gashi, vazhdon të tregojë formë të lart në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka shënuar për Colorado Rapids në barazimin 1:1 ndaj Houston Dynamos.

Ai shënoi në minutën e 67-të dhe ky ishte goli i nëntë i Gashit në këtë sezon.

Colorado bëhet gati për ndeshjet play-off, ku do të luftojë për titull, por ndërkohë Shkëlzen Gashi e ka fituar një trofe, sepse është nderuar me një çmim nga tifozët e Kolorados, si Futbollisti i Sezonit.

biy

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme