Shkëlzen Gashi: Pse UÇK-ja nuk e çliroi Skënderajn para Prishtinës?

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i Albin Kurtit, ka kërkuar sqarime se pse Skenderaj është çliruar gjashtë ditë pas Prishtinës, kur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ishte në Komunën e Skënderajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka pyetur se pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën.

“Më bëri përshtypje që Skënderaj ishte çliruar 6 ditë pas Prishtinës? Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte në Komunën e Skënderajt. Pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën? Si të spjegohet që Skënderaj u çlirua gjashtë ditë pas Prishtinës?”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Albin Kurti e kishte shkarkuar Gashin nga pozita e këshilltarit, pas deklaratave të tij në Frontal të T7, lidhur me UÇK-në.

“Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, kishte shkruar Kurti, kur kishte njoftuar për shkarkimin e tij.

Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime kishte ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e kishin cilësuar skandaloze këtë deklaratë të Gashit.

https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10159845264828294

Të ngjashme