Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, deklaroi se një nga prioritetet e partisë është ngritja e pagave në sektorin publik dhe rikthimi i shtesës së rrezikshmërisë për zyrtarët e Shërbimit Korrektues, zjarrfikësit dhe kategoritë e tjera.
Ai theksoi se në qeverisjen e LDK-së do të bëhen hapa konkretë për mbështetje të grupeve të tilla.
Manaj gjithashtu foli për ndërhyrjet e qeverisjes aktuale në punën e institucioneve të pavarura, media, ndërmarrje publike dhe administratë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe funksionalitetit të këtyre institucioneve për shërbimin ndaj qytetarëve të Kosovës.