Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, ka theksuar rëndësinë e veprës dhe figurës së shquar të kryetarit historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Feratit.
Në një deklaratë, Malaj u shpreh se vepra dhe ideali i Fadil Feratit i obligon të vazhdojnë rrugën e tij për forcimin e shtetit të Kosovës dhe avancimin e projektit rugovist, për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për udhëheqës me vizion dhe vendosmëri si Ferati, duke u përkulur me nderim para jetës dhe veprës së tij.
“Si çdo herë, edhe sot, edhe përherë, e kujtuam dhe do ta kujtojmë, veprën dhe figurën e shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Istogut dhe të Kosovës, kryetarin tonë historik Fadil Feratin. Vepra dhe figura e tij, na obligojnë që të vazhdojmë në rrugën e trasuar nga ai dhe plotë bashkëveprimtarë të tij, për ta fuqizuar shtetin e Kosovës dhe për të ecur tutje projektin rugovist për anëtarsimin e Kosovës në NATO dhe BE. Proceseve nepër të cilat po kalon vendi ynë, i duhen udhëheqës me vizion dhe vendosmëri, të kalibrit të Fadil Feratit”, ka shkruar Manaj.