Tottenhami dhe Juventusi janë duke e menduar ndërrimin e mesfushorëve të tyre në afatin kalimtar të janarit
Tottenhami dhe Juventusi janë duke e menduar shkëmbimin e mesfushorëve të tyre, shkruan Gazeta Express.
Me këtë rast, Spurs janë të gatshëm t’ua japin Bardhezinjve Christian Eriksenin në këmbim të Adrien Rabiotit.
Lajmin e ka bërë të ditur portali italian, Calciomercato.
Mesfushori danez e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Londra dhe ai po e kalon vitin e fundit të kontratës tek nënkampioni i Evropës.
E Tottenhami, për të mos e humbur pa para verën e ardhshme, po planifikon ta shesë apo ta shkëmbejë atë gjatë janarit.
Në anën tjetër, Rabiot nuk e ka gjetur veten sa duhet në Torino, ku u transferua pa para, pasi i kishte skaduar kontrata me Paris Saint-Germainin.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që këta dy futbollistë të shkëmbehen në afatin kalimtar të janarit.