Një studim australian, i cili ka përfshirë 1,000 persona, ka konstatuar se personat që shkojnë rregullisht në koncerte janë më të lumtur në përgjithësi me jetët e tyre sesa ata që nuk e bëjnë të njëjtën gjë.
Anketimi thotë se personat që raportojnë se shkojnë në çfarëdo lloj koncerti muzikor, ndihen më të kënaqur me jetët e tyre më shumë sesa ata që nuk e bëjnë të njëjtën gjë.
Studimi thotë se e eksploron lidhjen mes angazhimit në ngjarje muzikore dhe mirëqenies së individit, ku angazhimi në ngjarje muzikore mund të jetë duke filluar nga shkuarja në festivale e deri te thjesht shkuarja në diskotekë.
Siç duket, pjesa më e rëndësishme e kësaj eksperience është elementi i komunitetit, pra pjesa ku ndieni kënaqësi mes njerëzve tjerë të cilët janë duke ndjerë kënaqësi.
Kështu që, nëse jeni duke kërkuar më shumë lumturi në jetën tuaj, ndoshta është koha të shkoni më shpesh në koncerte ose festivale.