Mjekët do të jenë 100 për qind të mbrojtur dhe nuk do të kenë më vapë.
Kriza e coronavirusit ka bërë që specialistë nga e gjithë bota të punojnë për t’i ofruar njerëzimit mjetet për të luftuar pandeminë.
Një nga shpikjet më të reja është kostumi anti-COVID-19. Shkencëtarët meksikanë kanë arritur të krijojnë një veshje për personelin mjekësor që kujdeset për pacientët me COVID-19.
Ky kostum krijon lirshmëri në lëvizje për mjekët dhe infermierët.
Një nga problemet kryesore të personelit mjekësor ka qenë se masat mbrojtëse që marrin gjatë orarit të punës i shkaktojnë nxehtësi dhe i vështirësojnë frymëmarrjen dhe shtojnë lodhjen.
Eliminimi i këtyre pengesave ishte qëllimi i Xe Medica Ambulancias, kompanisë që ka prodhuar kostumin e ri.
“Është një kostum krejtësisht hermetik. Qëllimi kryesor ishte që kostumi të ishte hermetik, më pas punuam që të ishte edhe i freskët, pasi mjekët mendojnë dhe punojnë më mirë kur ndihen rehat gjatë punës”, thotë Fernando Aviles, drejtori i kompanisë.
Bateria e kostumit zgjat 8 orë dhe mund të karikohet kudo.