Besart Ibraimi ka realizuar “hat-trick” në fitoren e thellë të skuadrës së Shkëndijës në shtëpi ndaj Rabotniçkit.
Dueli i zhvilluar të dielën në Tetovë është mbyllur me shifrat 6:2 në të mirë të Shkëndijës dhe i ka takuar xhiros së pestë të kampionatit të Maqedonisë në futboll. Krahas Ibraimit (38′, 75′, 82′), golat për Shkëndijën i realizuan edhe Gledi Mici (37′), Besmir Bojku (40′) e Sebastian Herrara (55′ autogol), shkruan sot “Koha Ditore”.
Me këtë fitore Shkëndija zë vendin e dytë në tabelë me 11 pikë, një më pak se Akademija Pandev që prin. Ndërkohë Renova dhe Shkupi kanë pësuar humbje në udhëtim. Renova është mposhtur nga Pobeda (1:0) derisa Shkupin e ka mposhtur Vardari (2:1).