Një person i pajetë është gjetur në lagjen Livade, në periferi të qytetit të Shkodrës.
Bëhet fjalë për shtetasin Arjan Ferracaku, i moshës 31-vjeçare, i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri.
Shumë pranë trupit të viktimës, është gjetur edhe një automjet i djegur, për të cilin policia ka hedhur dyshimet se ndodhej aty para se të ekzekutohej 31-vjeçari.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe hetuesisë, të cilët po punojnë për të mbledhur prova dhe zbardhur krimin e rëndë. Nuk ka ende ndonjë pistë hetimi, teksa raportohet se 31-vjeçari Ferracaku ka qenë duke shëtitur me kalë, kur është ekzekutuar.