Pak e hiç e i njohën deri këtë të diel.
Por nga nata e mbrëmshme, “Shkodra Elektronike” është bërë kryetemë kulturore shqiptare, duke triumfuar në Festivalin e 63-të në Radiotelevizionin e Shqipërisë.
Pas një gare të fortë, sidomos në duel me këngëtaren Elvana Gjata, “Zjerm-i” shkodran, fitoi vendin e parë.
Kjo këngë e cila alternon rrymën pop me etno-ballkanike, do të jehojë në Basel të Zvicrës, kur Shqipëria të përfaqësohet nga në Eurovision.