Zyrtari i PDK-së Kushtrim Shkodra përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se kur Qeveria e Kosovës është drejtuar nga Partia Demokratike e Kosovës interesat e qytetarëve kanë qenë mbi të gjitha.
Mes tjerash ai përmes një tabele ka pasqyruar edhe rritjen e pagave nga viti 2007 deri në vitin 2014.
Postimi i plotë:
Kur Qeveria e Kosovës drejtohej nga PDK, interesat e qytetarëve ishin mbi të gjitha.
Rritja e pagave nga viti 2007 deri në vitin 2014, sot ju prezentoj disa nga sektorët:
1. Pagat për Invalidët e luftës në vitin 2007 ishte 84 €, ndërsa më 2014 arriti në 361. Përqindja e rritjes në total është 331 %.
2. Paga për Doganierët në vitin 2007 ishte 163 euro, ndërsa më 2014 arriti 497 euro. Përqindja e rritjes në total është 205 %.
4. Paga për Policët në vitin 2007 ishte 247 euro, ndërsa më 2014 arriti 589 euro. Përqindja e rritjes në total është 139 %.
5. Paga e Infermierët në vitin 2007 ishte 156 euro, ndërsa më 2014 arriti 363 euro. Përqindja e rritjes në total është 133 %.
6. Paga për Mjekët në vitin 2007 ishte 234 euro, ndërsa në 2014 arriti 544 euro. Përqindja e rritjes në total është 132 %.
7. Paga për Mjekët specialistë në vitin 2007 ishte 273 euro, ndërsa në 2014 arriti 634 euro. Përqindja e rritjes në total është 132 %.
8. Paga për Profesorët Universitar në vitin 2007 ishte 501 euro, ndërsa më 2014 arriti 1430 euro. Përqindja e rritjes në total është 185 %.
Investimet dhe vendimet për të ndryshuar vendin për të mirë dhe për të rritur mirëqeninen sociale të qytetarëve të Kosovës do të vazhdojnë nga Qeveria e re nga viti 2021 e udhëhequr nga PDK me Kadri Veselin, Kryeministër.