Moderatori i emisionit “Zëri i Amelikës”, Shkodran Hoti ka kërkuar nga institucionet vendore që të angazhohen në lirimin e dy qytetarëve të Kosovës, të cilët u arrestuan nga policia serbe pasi kaluan gabimisht vijën kufitare me Serbinë, përcjell Ekonomia Online.
“Dy qytetarë të Republikës së Kosovës, Blerim Maçastena dhe Berat Mexhuani, janë arrestuar dhe iu qenka shqiptuar një muaj paraburgim nga autoritetet e Serbisë. Kjo sepse e paskan kaluar vijën kufirare me Serbinë për shkak të humbjes së orientimit shkaku i mjegullës”, ka shkruar Hoti.
“Nuk po flasim për dy kriminelë, por për dy qytetarë që kanë dalë për ecje në malet e komunës së tyre. Ndërkohë institucionet tona nuk bëzajnë lidhur me arrestimin e qytetarëve të tyre. Ato duhet të angazhohen për lirimin e Blerimit dhe Beratit, dhe të tregojnë se Kosova është njëmend shtet”, u shpreh ai.