Shkoi në liqen me të birin, gjendet pas 6 ditësh trupi i aktores së zhdukur

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Pas 6 ditësh intensive kërkimi është gjetur trupi i aktores së njohur Naya Rivera të serialit të famshëm Glee, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në një liqen në Kaliforni.Autoritet pritet ta konfirmojnë formalisht që trupi i gjetur i përket 33-vjeçaret por nga raportimet e para thuhet se janë të bindur.Rivera u zhduk të mërkurën e javës së kaluar në liqenin Piru pasi mori një varkë me qera për t’u relaksuar me të birin Josey.

Ishin pushuesit e tjerë ata që gjetën 4-vjeçarin e vetmuar në varkë dhe njoftuan menjëherë autoritetet.

Në deklaratën që i biri bëri tha se nëna e tij ishte hedhur për të notuar dhe se nuk ishte kthyer më.

Skuadrat e shpëtimit shpenzuan 6 ditë intensive natë e ditë duke kërkuar në liqen.

Të ngjashme