Shkolla e programerëve të ardhshëm

Prishtinë | 30 Kor 2017 | 09:41 | Nga

Përderisa përshkonin rrugën me makinë deri në shkollën ku mësimi fillonte në orën 9 të mëngjesit, Dorarti i tregonte babait të tij rreth gjërave që i ka mësuar së fundi.

“Në javën e multimedias kemi filluar ta mësojmë fotoeditimin. Dje kemi mësuar si ta përdorim photoshopin e sot do të mundohemi ta bëjmë një projekt tonin të fotoeditimit”, thoshte djaloshi 12-veçar, derisa nuk i pritej të përballej me sfidat e reja në shkollë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai me mburrje tregonte se çfarë projektesh për krijimin e videolojërave kanë realizuar së bashku me shokët e grupit.

Dorarti ka dy vjet që është pjesë e Shkollës Digjitale, e cila ofron kurse të teknologjisë informative. Gjatë kësaj kohe, ai ka mësuar rreth programimit, rrjeteve kompjuterike e multimedias.

Në oborrin e shkollës, ai takon bashkëmoshatarë të tij, nxënës të kësaj shkolle, po aq entuziastë rreth programimit dhe punëve të tjera që lidhen me teknologjinë informative. Me gjithë moshën e re, dëshira dhe interesimi i tyre ka bërë që ata të zhvillojnë aplikacione që u hyjnë në përdorim edhe të rriturve.

Njëri nga ta është Art Rrustemi, 14-vjecar. Ai ka krijuar aplikacionin e quajtur Expense Tracker, i cili përmes paraqitjes së shpenzimeve dhe të hyrave, u ndihmon përdoruesve në kursimin e parave.

“Fillimisht e kemi bërë skicën në letër, kemi filluar me dizajnin, pastaj jemi marrë me kodim dhe në fund i kemi përmirësuar të gjitha gabimet dhe e kemi finalizuar”, ka shpjeguar ai procesin e krijimit të aplikacionit. Ka shtuar se është duke punuar edhe në aplikacione të tjera, të cilat do t’i publikojë në të ardhmen..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme