Shkolla “Pavarësia” me aktivitete për vetëdijësimin për mbrojtjen nga kanceri i gjirit

Prishtinë | 23 Tet 2025 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Një sërë aktivitetesh sensibilizuese u zhvilluan të mërkurën në ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për mbrojtjen nga kanceri i gjirit.

Këto aktivitete u zhvilluan të mërkurën në ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë, me qëllim ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje.

“Në kuadër të aktiviteteve u realizuan prezantime tematike, shpërndarje broshurash informuese, instalacione simbolike dhe recitime poetike kushtuar grave që përballen me këtë sëmundje”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Shkolla ka falënderuar mjekët e QMF-së në Mati 1, Prishtinë, për prezencën dhe ligjëratën e tyre me të njëjtën tematikë, “e cila pasuroi aktivitetin me informacione të vlefshme dhe këshilla të dobishme për parandalim dhe kujdes shëndetësor”.

I gjithë aktiviteti u realizua nën udhëheqjen dhe mentorimin e arsimtares Fiqirete Krasniqi.

Të ngjashme