Shkolla Verore, mundësi për të rinjtë nga diaspora për të njohur më shumë Kosovën

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 09:08 | Nga

Shkolla Verore është një mundësi e jashtëzakonshme që të rinjtë nga diaspora të mblidhen së bashku nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer eksperiencat e tyre si dhe të mësojnë për gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kulturore-shqiptare.

Shkolla Verore e Diasporës do të vazhdojë edhe këtë vit me të rinjtë nga diaspora, që do të mbahet nga 30 korrikut deri më 4 gusht, njofton faqja e saj zyrtare në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.

Përmes kësaj shkolle të rinjtë mund të mësojnë dhe të shkëmbejnë kulturë, zakone e tradita të ndryshme, por edhe të shëtitin në vende historike e kulturore të Kosovës.

“Shkolla Verore është një mundësi e jashtëzakonshme që të rinjtë nga diaspora të mblidhen së bashku nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer eksperiencat e tyre si dhe të mësojnë për gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kulturore-shqiptare”, thuhet në njoftim.

Shkolla Verore organizohet nga 30 korriku deri më 4 gusht 2017!

Në edicionin e kaluar kishin marrë pjesë rreth 40 të rinj të moshave 12-16 vjeçare, me origjine kosovare, por që jetojnë dhe veprojnë anembanë diasporës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme