Shkollat publike me kompjuterë të vjetruar e pa internet

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 09:59 | Nga

Blerand Koshi nga Prizreni, si mësimdhënës i ri i teknologjisë informative të komunikimit (TIK), brenda pak vjetësh është përballë me përvoja të ndryshme në shkollat ku ka punuar.

Në njërën prej tyre ka qenë i detyruar që orët e kësaj lende t’i mbajë pa kompjuterë, pasi që shkolla përkatëse publike nuk e ka pasur asnjë të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa në shkollën e dytë publike, ku ka punuar lëndën e njëjtë e ka mbajtur vetëm me një projektor dhe një kompjuter. Ndërkaq, për lidhje të internetit në orët mësimore në këto shkolla as që është bërë fjalë.

“Tani punoj në një shkollë private në Prizren, në të cilën e kam kabinetin me 30 laptopë dhe qasje në internet për çdo orë mësimore, që paraqet një dallim të madh në aspektin pozitiv krahasuar me përvojat paraprake në mësimdhënie”, ka thënë Koshi.

Ndërsa F.B. nga Prizreni që sivjet ka mbaruar shkollimin e mesëm ka pohuar se kabineti i informatikës nuk ka qenë tërësisht i dobishëm për të, dhe nxënësit e moshës së saj, ngase pjesa dërrmuese e kompjuterëve nuk kanë punuar dhe kanë qenë të vjetër, ndërkohë që ka munguar lidhja në internet.

“Orët e lëndës së TIK-ut pavarësisht përpjekjeve të mësimdhënësit kanë qenë sfiduese, ngase nuk kemi mundur t’i aplikojmë konkretisht veprimet që ai i shpjegonte. Ndërsa në lëndët e tjera mësimore nuk ka pasur gjasa të vijë në shprehje përdorimi i teknologjisë informative”, ka thënë ajo…

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme