Më shumë se 150 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
Sipas BBC, 313 viktima u raportuan në shifrat ditore të së shtunës, duke e çuar totalin në 150,057.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i shtatë që kalon shifrën e 150 mijë viktimave të raportuara, pas SHBA-së, Brazilit, Indisë, Rusisë, Meksikës dhe Perusë.
Më shumë se 146 mijë raste u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar, derisa varianti Omicron po shkakton një rritje të infeksioneve.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i vdekjeve në mbarë botën nga coronavirusi është 5.5 milionë bazuar në të dhënat e Worldometer.
Ndërkohë, deri më tani globalisht janë regjistruar më shumë se 304 milionë raste.