Shkon në 1700 numri i të infektuarve me Coronavirus në Australi

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Australianët kanë filluar të jetojnë nën kufizime të rrepta të hënën në kohën kur numri i personave të infektuar ka shkuar në mbi 1700, sipas faqes “Worldometers”.

Autoritetet australiane ia ndaluan ankorimin një anijeje me qindra pasagjerë që kishin ankesa për sëmundje të organeve të frymëmarrjes.

Në kohën kur kanë hyrë në fuqi masat e reja të qeverisë për ndërprerjen e shërbimeve joelementare, njerëzit krijuan radhë të gjata të pritjes para agjencive të mirëqenies në tërë vendin.

Rajoni i Australisë Perëndimore të hënën ua ndaloi ankorimin pasagjerëve të anijes MSC Magnifica nga Zvicra, shkruan “France24”.

Nga 1700 pasagjarët e ndodhur në këtë anije, më shumë se 250 prej tyre janë ankuar për sëmundje të traktit respirator.

Kryeministri i Australisë paralajmëroi se ndikimi në shëndetësi dhe ekonomi nga koronavirusi do ta shkaktojë vitin më të rëndë në jetën e kësaj gjenerate dhe kërkoi nga qytetarët që të përgatiten për karantinë që mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

Të ngjashme