Numri i të vdekurve në Indonezi nga cunami i fundit që ka kapluar vendin ka shkuar deri në 222.
Tani të plagosur janë 843 persona, thonë zyrtarët qeveritarë në Indonezi.
Valët e cunamit goditën natën këtë vend duke shkatërruar qindra ndërtesa.
Zyrtarët thonë se cunami mund të ishte shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut në det pasi shpërtheu vullkani Anak Krakatau.