Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se 27 fëmijë janë shtruar në spital, të asfiksuar në shkollën e Bulqizës, si pasojë e gazit të sistemit të ngrohjes në shkollë.
“Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.