Shkon në 7 numri i të prekurve me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë njoftoi se nga gjithsej tetë pacientët e testuar gjatë pasdites të së hënës, tre kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Bëhet fjalë për tre familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut tashmë ka shkuar në 7.

“Pacientët pozitivë, nga e premtja, 6 marsi, kanë qenë në izolim shtëpiak, që nga sonte ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu u konfirmua rasti i katërt me koronavirus, respektivisht infektimi i drejtoreshës së Klinikës për sëmundje të lëkurës.

Për shkak të saj 193 persona të tjerë vendosen në izolim shtëpiak, 103 prej të cilëve pjesëmarrës në një konferencë të mjekëve dermatologë ku ishte prezent drejtoresha.

Ajo së fundmi ishte kthyer nga Italia dhe për pesë ditë ka vazhduar punën në Klinikë e Dermatologjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme