Shkon në mbi 100 mijë numri i rasteve të Coronavirusit në ShBA

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve të Coronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 100 mijë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, ndërsa 1544 njerëz kanë vdekur.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara ia kaluan Italisë dhe Kinës për t’u bërë shteti me më së shumti raste të infektimeve me virusin e ri në botë. Në Itali janë mbi 86 mijë raste, ndërsa në Kinë rreth 82 mijë.

Në mbarë botën, rreth 590 persona janë infektuar, ndërsa 27 mijë kanë vdekur. Për fat të mirë, rreth 130 mijë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Presidenti amerikan, Donald Trump, të premten e nënshkroi ndihmën financiare prej 2.2 trilionë dollarëve për t’i luftuar efektet negative të Coronavirusit në ekonomi.

Nju Jorku, epiqendër e përhapjes së virusit në Shtetet e Bashkuara, i ka konfirmuar 366 viktima deri më tani, shkruan “Anadolu”.

Sëmundja e re fillimisht u paraqit në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani është përhapur në shumicën e shteteve të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme