Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar mbi 50 milion raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Pas rreth dy muajsh rënie të rasteve, Shtetet e Bashkuara kanë raportuar sërish rritje të rasteve gjatë dy javëve të fundit, për shkak të variantit Delta, i cili është varianti më dominues.
Numri i pacientëve të shtruar në spital gjithashtu ka shënuar rritje, me 20% që nga festa e Falënderimeve në fund të nëntorit.
Gjatë muajit të kaluar, numri i viktimave është rritur me 4.6%, duke regjistruar mbi 800,000 viktima që nga fillimi pandemisë.
Gati gjysma e shteteve amerikane kanë raportuar raste të variantit Omicron, por varianti Delta ende përbën 99% të rasteve aktuale Covid, tha drejtoresha e CDC Rochelle Walensky.