Numri i rasteve aktive me koronavirus në Prishtinë është rritur dukshëm ditëve të fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ky numër ka arritur në 5,010 ditën e premte, derisa komunat e tjera kanë dukshëm më pak raste aktive se kryeqyteti.
Në bazë të të dhënave të fundit të MSH-së, Mitrovica ka 1,105 raste aktive, Peja 790, Prizreni 632 dhe Gjakova 596.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive në nivel vendi ka shkuar në mbi 12,000.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2,943 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, derisa masat e reja të vendosura nga Qeveria të premten, hyjnë në fuqi sot.