Shkon në mbi 73 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Gjermani

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Gjermania po vazhdon të regjistroj numër të madh të viktimave dhe të infektuarve me Covid-19.

Deri tani ky shtet ka regjistruar 73 mijë e 276 viktima nga koronavirusi.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i të infektuarve.

Deri tani ky shtet ka raportuar 2 milion e 532 mijë e 855 raste të infektuara.

2 milion e 337 mijë persona janë shëruar nga ky virus deri tani, ndërsa 122 mijë e 579 janë aktive.

2 mijë e 848 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjermania deri tani ka kryer 46 milion e 319 mijë e 641 testime kundër Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme