Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.
Pak orë më parë u raportua për viktimën e gjashtë që ishte një person i moshës 80 vjeç nga Milano.
Nëçççççëëëççëdërsa, viktima që çoi numrin në shtatë është një grua e cila humbi jetën në një spital civil në Brescia ku ishte transferuar të dielën, 23 shkurt.
Dy viktimat e tjera të ditës së sotme ishin dy të moshuar, 84 dhe 88 vjeç, derisa numri i të prekurve në Itali ka arritur në 230, transmeton lajmi.net.
Zona me e lartë me numrin e të infektuarve nga koronavirusi në Itali është Lombardia, ndërsa janë edhe katër zona te cilat po përballën me izolimin dhe panik ndaj këtij virusi.
Ndërkohë raportohet se për shkak të frikës nga koronavirusi Milani duket se është zbrazur: shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët.