Shkon në spital me grip e kthehet pa këmbë

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 10:31 | Nga

Një baba humbi të dyja këmbët, pasi gripi i tij sezonal rezultoi se në fakt ishte sepsis.

James Mackey nga Bracknell në Berkshire u dërgua në spital pasi u sëmur në Tetor, me atë që fillimisht besohej se ishte një grip sezonal.

Ai u shtrua me urgjencë, por pas 2 javësh në kurim intensiv, mjekët dalluan se këmbët e tij ishin të infektuara.

Ata thanë se nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse t’ia prisnin ato të dyja.

30 – vjeçari James, baba i 3 fëmijëve i cili ka pasion çiklizmin, po kërkon tashmë të mbledhë para për t’u pajisur me proteza, në mënyrë që të rikthehet sërish në këmbë dhe të luajë sërish me fëmijët e tij.

Familja e tij kërkon gjithashtu që të ndërgjegjësojë të tjerët për sepsis, një gjendje e rrezikshme që e bën trupin të dëmtojë indet dhe organet e tij dhe që është e padallueshme derisa është tepër vonë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme